Ndërlidhjet

AI i kërkon Çekisë të mos e ekstradojë Tatiana Paraskevichin


Tatiana Paraskevich

Tatiana Paraskevich

Amensty International i ka bërë thirrje Çekisë të refuzojë kerkesën e Rusisë dhe Ukrainës për ekstradimin e një gruaje me prejardhje ruso-kazake, të arrestuar sipas një urdhërarresti të Interpolit.

Tatiana Paraskevich, 49 vjeçare është nën masën e arrestit që prej 18 muajsh, nën akuzat për krime financiare që lidhen me miliarderin kazak dhe figurën e opozitës, Mukhtar Ablyazov.

Amensty International thotë se ekstradimi i saj për në Rusi ose Ukrainë, e rrezikon atë për ekstradim të mëtejmë në Kazakistan, ku mund të përballet me torturë dhe gjykim të padrejtë.

Autoritetet çeke nuk kanë vendosur ende nëse do ta aprovojnë kërkesën e saj për azil ose jo.

Një vendim në favor të saj do të pamundësonte çfarëdo ekstradimi.

Ablyazov dhe bashkëpunëtorë të tij, janë arrestuar nëpër vende të ndryshme europiane, arrestime këto, të cilat kritikët i quajnë si të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG