Ndërlidhjet

Aung San Suu më në fund e merr çmimin Sakharov, të ndarë që në vitin 1990


Aung San Suu Kyi
Aung San Suu Kyi
Liderja e opozitës në Birmani, Aung San Suu Kyi, më në fund e ka marrë çmimin Sakharov, të ndarë që në vitin 1990.

Parlamenti Europian ka mbajtur një seancë të veçantë në Strasburg për ceremoninë e pranimit të çmimit.

"Liria e të menduarit është esenciale për përparimin njerëzor. Nëse ndalim lirinë e mendimit, ne ndalim progresin në botë. Prandaj, është shumë e rëndësishme që t’i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë për lirinë e të menduarit. Liria e të menduarit nis nga liria e të shtruarit të pyetjeve. Këtë liri, njerëzit në Burma nuk e kanë pasur që prej shumë kohësh”, është shprehur ajo gjatë pranimit të çmimit.

Suu Kyi e kishte fituar çmimin për përpjekjet e saj për demokraci, në vitin 1990, kur partia që ajo drejtonte i fitoi zgjedhjet atje.

Megjithatë ushtria i pati shpallur zgjedhjet e pavlefshme dhe e kishte dërguar atë në arrest shtëpiak, për më shumë se dy dekada.

Ajo u lirua në vitin 2010, ndërsa dy vite më vonë partia e saj fitoi 43 nga gjithsej 45 ulëset e parlamentit të Birmanisë.
XS
SM
MD
LG