Ndërlidhjet

Pesëdhjetë nuancat e homoseksualitetit

  • RFE /RL

Cili është dallimi midis këtij interpretuesi…

…dhe këtij?


I pari është këngëtari britanik Elton John, ndërsa i dyti këngëtari rus, Boris Moiseyev.

Të dy ata kanë shije për kostume pompoze. Të dy janë homoseksualë të hapur. Të dy kundështojnë ligjin e Kremlinit, i cili ndalon “propagandën homoseksuale”.

Moiseyev, 59 vjeç, me aftësi të papërfillshme të të kënduarit, është një nga këngëtarët më të preferuar rusë.

Ndërsa, 66-vjeçari John, njëri nga muzikantët më të famshëm në botë, i cili ka performuar shpesh në Rusi qysh në vitin 1979, përballet me thirrjet e udhëheqësve fetarë për bojkotim të koncerteve të tij, që do të mbahen në muajin dhejtor në Moskë dhe Kazan.

Jo për Elton Johnin, po për Boris Moisyevin. Po edhe për Filip Kirkorovin, Sergei Zverevin e të tjerë, të cilët nëse publikisht nuk e kanë pranuar se janë homoseksualë, nuk do të thotë se nuk janë.

Është një situatë që ka hutuar vëzhgusit si kritikun e muzikës, Artemy Troitsky, i cili thotë se përpjekjet e presidentit rus, Vladimir Putin, për të fshirë homoseksualitetin nga skena, janë në kundërshtim me atë që duket të jetë një estetikë pozitive homoseksuale në kulturën popullore të vendit.

“Artistët si Nikolai Baska, Filip Kirkorov, Sergei Zverev, mënyra se si duken ata, se si performojnë është absolutisht e stilit gay. Por, në të njëjtën kohë, kemi homofobi të sponsorizuar nga shteti në gjithë Rusinë. Suksesi i këtyre këngëtarëve me siguri do të thotë se shoqëria ruse nuk është aq homofobike sa beson Putini. Situata është e shtrembëruar seriozisht”, thotë Troitsky.

Por, pa marrë parasysh se si rusët i shohin yjet e tyre, është e qartë se Elton John, për disa, është një çështje krejt tjetër.

Një grup i prindërve dhe një imam lokal i Kazanit kanë kundërshtuar performancën e Johnit në qytetin me shumicë myslimane.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, imami Seidzhagfar Lutfullin ka thënë se vizita e Johnit mund të sjellë një sërë sëmundjesh në Tatarstan dhe Rusi.

Vizita e tij do të thotë fillim i problemeve. Pjesëmarrja në koncert do të çojë në tradhti bashkëshortore, drogë dhe alkool. Jetimët, nënat e vetme dhe fëmijët e sëmurë – të gjithë ata janë rezultat i shthurjes”, ka thënë Lutfillin.

Profecitë e imamit nuk duket se kanë pasur shumë ndikim te admiruesit e muzikës në Kazan, ku biletat për koncertin e Elton Johnit janë shitur me shpejtësi.

Por, John mund të përballet me reagime të ashpra edhe në Perëndim, ku disa aktivistë të të drejtave homoseksuale e kanë kritikuar atë për turneun rus, në një kohë kur shumë artistë të tjerë si, Cher, Lady Gaga dhe Madonna, ose kanë anuluar koncertet ose i kanë përdorur ato si platormë për të kritikuar Rusinë për ligjin anti-homoseksual.

Olimpiada Dimërore, që do të nisë në Soçi të Rusisë në muajin shkurt, vetëm se ka shtuar thirrjet për atletët e huaj, artistët dhe turistët që të marrin qëndrim parimor kundër Rusisë dhe Putinit.

John, muzika e të cilit nuk ka prekur kurrë çështjet e homoseksualëve në mënyrë eksplicite, ka thënë se preferon të mbajë aktivizmin e tij jashtë skenës.

Ai ka thënë se shpreson të shfrytëzojë kohën e tij në Rusi për të përçuar qetësisht mesazhe të zyrtarët qeveritarë.

“Jam në dijeni për situatën dhe do të jem diplomatik”, ka thënë John në një intervistë për Radion Publike Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk do të shkoj në Rusi për t’i thënë Putinit: shko në djall apo gjëra të tilla”, ka thënë John.(v.tela)
XS
SM
MD
LG