Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Nis gjykimi kundër balerinit Dmitrichenko


Balerini Pavel Dmitrichenko

Balerini Pavel Dmitrichenko

Ka nisur sot gjykimi për balerinin Pavel Dmitrichenko, i cili akuzohet për një sulm me acid, i cili gati e verboi drejtorin artistik të një teatri në Rusi.

Dmitrichenko i ka mohuar akuzat për sulmim të Sergei Filinit.

Nëse shpallet fajtor ai pritet të dënohet deri me 12 vjet burgim.

Filini po kthehej në shtëpi me 17 janar, kur dikush ia thirri emrin dhe i hodhi acid në fytyrë.

Prokuroria mendon se personi që e ka kryer sulmin është Dmitrichenko, pasi Filini e kishte anashkaluar për një rol.
XS
SM
MD
LG