Ndërlidhjet

Tymoshenko e pranon “faljen e pjesërishme”


Yulia Tymoshenko
Yulia Tymoshenko
Një ligjvënës i partisë së Yulia Tymoshenkos, thotë se ajo ka pranuar një faljen e pjesërishme të propozuar nga presidenti Viktor Yanukovych.

Deputeti e ka bërë të ditur vendimin pas një takimi me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Polonisë.

Falja e pjesërishme, ishte propozim i një misioni monitorues të BE-së, të cilët ia kishin përcjellë atë presidentit ukrainas përmes një letre.

Në letrën e propozimit për falje të pjesërishme, parashihet që Tymoshenkos t’i shkurtohet kohëzgjatja e dënimit përgjysmë, e privon atë nga ushtrimi i të drejtave civile për tri vjet dhe e detyron të paguajë një gjobë prej 200 milionë dollarësh.

Tymoshenko u dënua me shtat vjet burgim për keqpërdorim të detyrës, edhepse perëndimi i sheh akuzat dhe dënimin e saj si të motivuara politikisht.

BE-ja e kishte kthyer zgjidhjen e çështjes së saj në kusht për avancimin e Ukrainës në agjendën e saj europiane.
XS
SM
MD
LG