Ndërlidhjet

I paqartë, fati i kreut të agjencisë ruse për mbrojtjen e konsumatorit


Gennady Onishchenko
Gennady Onishchenko
Fati i kreut kontravers të agjencisë ruse për mbrojtjen e konsumatorëve, Gennady Onishchenko, mbetet i paqartë.

Më heret u raportua se ai kishte hequr dorë nga detyra, pasi mandati i tij kishte skaduar.

Por, zyra e kryeministrit Dmitry Medved njofton se nuk ka pasur asnjë urdhër për largimin e tij nga kjo detyrë .

Onishchenko, i cili ishte emëruar në vitin 2004, ishte njeriu kyç për vendosjen e shumë ndalesave për importe nga vende si Gjeorgjia, Ukrania, Lituania dhe Moldavia.

Shumë nga ndalesat ishin kritikuar si të motivuara politikisht.

Ai shquhet për deklarata, si ato drejtuar imigrantëve nga Taxhikistani, për të cilët mendonte se “importonin” sëmundje në Rusi dhe akuzat kundër Gjeorgjisë, e cila sipas tij fuste qëllimisht kafshë të infektuara në shtetin rus.
XS
SM
MD
LG