Ndërlidhjet

Irlandë: Pensionerët protestojnë kundër shkurtimeve buxhetore


Kryeministri irlandez, Enda Kenny

Kryeministri irlandez, Enda Kenny

Të pensionuarit në Irlandë kanë protestuar sot kundër masave të shkurtimeve buxhetore, në atë që po shihet si shenja e parë kundërshtuese ndaj planit qeveritar për kursime, raporton Reuters.

Irlanda ka shënuar pak raste protestash në lidhje me buxhetin, por më shume se njëmijë pensionerë nga i gjithë vendi, të cilët morrën pjesë në protestë, thanë se s’mund të durojnë më.

Javën e kaluar qeveria bëri shkurtime sa i përket shpenzimeve të telefonatave të mbuluara deri tash nga shteti, dhe reduktoi fondet për shëndetësi.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Enda Kenny që të japë dorëheqje.

Qeveria e Kennyt, ka arritur t’i përmbushë të gjitha kërkesat europiane për masat e kursimeve, por zgjatja prej vitesh e tyre, ka ulur konsumin duke shtuar frikën për mosrritje ekonomike.
XS
SM
MD
LG