Ndërlidhjet

Hague: Assadi nuk ka vend në qeverinë e ardhshme


Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague

Sekretari i Jashtëm Britanik, William Hague, ka thënë se diplomatët perëndimorë dhe ata arabë, janë pajtuar se Bashar al-Assadi nuk ka vend në qeverinë e ardhshme siriane.

Ministrat e Jashtëm nga grupi i ashtuquajtur “Miqtë e Sirisë”, u takuan sot në Londër më liderë nga opozita siriane, në përpjekjet për t’i bindur ata që të bëhen pjesë e bisedimeve të paqes, që janë paraparë për në muajin nëntor.

Duke folur pas takimit, Hague ka thënë se është e rëndësishme që opozita “t’iu përkushtohet plotësisht bisedimeve”.

Sekretari amerikan John Kerry ka thënë se është jetike që të dyja palët të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Presidenti Bashar al-Assad, ndërkaq, ka bërë të ditur se do të rikandidojë në zgjedhjet e vitit 2014.

Këshilli Kombëtar Sirian, një grup opozitar i moderuar, ka refuzuar tashmë të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës, nëse Assadi nuk largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG