Ndërlidhjet

Federata Gjermane e Futbollit në “hall” me “golin fantazmë”


Ilustrim
Ilustrim
Federatës Gjermane të Futbollit i ka dalë punë me një prej golave më të diskutueshëm të kohëve të fundit, raporton DPA.

Federata do të mbajë disa seanca dëgjimore për rastin.

Fjala është për golin e shënuar nga Stefan Kiessling, i cili ka nisur të quhet “goli fantazmë”.

Goli i shënuar në ndeshjen mes Bayer Leverkusen dhe Hoffenheim, kishte depërtuar në rrjetë, nga pjesa e pasme e saj, vetëm pasi që rrjeta ishte e grisur në mes, dhe jo sepse lojtari kishte arritur ta fuste atë në rrjetë me goditjen e tij.

Goli që i dha tri pikë Bayer Leverkusenit, e që nga referi u pranua si i rregullt, ka nxitur debate të shumta në mesin e tifozëve, ekspertëve dhe gazetarëve.

Hoffenheimi është ankuar zyrtarisht në federatë, dhe tash pritet të merret një vendim rreth rastit.
XS
SM
MD
LG