Ndërlidhjet

SHBA mbron programin e aeroplanëve pa pilotë


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë në mbrojtje të programit të tyre të aeroplanëve pa pilotë, i cili ishte kritikuar nga grupe për të drejtat e njeriut.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se Uashingtoni zyrtar po i shqyrton raportet e Amnesty International dhe Human Rights Watch, të cilat flasin për civilë të vrarë në Jemen dhe Pakistan.

Amensty International kishte thënë se disa nga vrasjet në Pakistan mund të përbëjnë krime lufte.

Kryeministri pakistanez Nawaz Sharif, i cili ndodhet për vizitë në Uashington, i ka bërë thirrje SHBA-së që të heqë dorë nga programi i aeroplanëve pa ekuipazh, duke shtuar se ai shkel integritetin territorial të vendit të tij.

Sharif ka thënë se sulmet e tilla janë një pengesë “e madhe” në mardhëniet në mes të dy shteteve.

Aktivistët thonë se në më shumë se 300 sulme me aeroplanët pa pilotë, kanë mbetur të vdekur rreth 2,000 persona në Pakistan, përfshirë liderë të talibanëve dhe Al-Kaidës.
XS
SM
MD
LG