Ndërlidhjet

Obama takon sot Sharifin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe kryeministri i Pakistanit, Navaz Sharif, takohen sot në Shtëpinë e Bardhë.

Bisedimet kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe pritet të fokusohen në sulmet e telekomanduara të SHBA-së, Afganistanin dhe raportet tregtare.

Obama pritet të nxisë Sharifin që të bëjë më shumë për shkatërrimin e grupeve militante, ndërsa Sharif do të kërkojë fundin e sulmeve me aeroplanë pa ekuipazh të SHBA-së, për të cilat Amnesty International ka thënë se mund të përbëjnë krime lufte.
XS
SM
MD
LG