Ndërlidhjet

Përparim në zvogëlimin e vdekshmërisë së fëmijëve


Ilustrim
Ilustrim
Sipas një raporti të ri të Fondacionit “Save the Children”, me seli në Londër, bota ka bërë “përparim të paparë” në zvogëlimin e vdekshmërisë së fëmijëve gjatë brezit të fundit.

Raporti, i publikuar të mërkurën, ka analizuar 75 vende dhe ka konstatuar se numri i fëmijëve që vdesin nën moshën 5 vjeç, nga shkaqe të parandalueshme, ka rënë nga 12 milionë sa ka qenë në vitin 1990, në 6.6 milionë vitin e kaluar.

Megjithatë, bota ka ende për të përmbushur Objektivat e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, të cilat parashohin reduktimin e vdekshmërisë së fëmijëve për dy të tretat deri në vitin 2015.

Raporti ka konstatuar se Nigeri ka bërë përparimin më të madh, duke reduktuar vdekjet e parandalueshme të fëmijëve për më shumë se gjysmën që nga viti 1990, me gjithë thatësirat dhe mungesën kronike të burimeve.
XS
SM
MD
LG