Ndërlidhjet

Sot pagëzohet princi George


Princi George

Princi George

Familja mbretërore e Britanisë është duke u përgatitur për pagëzimin e princit George – djalin e princit William dhe të dukeshës Kate Middleton.

Ceremonia e sotme do të jetë private dhe do të zhvillohet pas dyerve të mbyllura në Pallatin St. James të Londrës.

Princi George, i cili ka lindur më 22 korrik, është i treti në radhë për të marrë fronin britanik, pas babait të tij William dhe gjyshit Charles.

Fotografi amerikan, Jason Bell, do të lejohet të dokumentojë ngjarjen pas shërbesës.

Ai pritet të bëjë fotografinë historike që do të tregojë katër breza të monarkëve britanikë, përfshirë mbretëreshën Elizabeth.
XS
SM
MD
LG