Ndërlidhjet

Apple zbulon iPad të ri


Logo e Apple
Logo e Apple
Gjiganti kompjuterik i Shteteve të Bashkuara, Apple, ka zbuluar versionin e fundit të tabletës iPad.

“iPad Air” është 20 për qind më i hollë se modeli i mëparshëm dhe peshon vetëm 450 gramë.

Pajisja e re është lansuar në një konferencë për shtyp në San Francisko.

“iPad Air” do të dalë në shitje në Shtetet e Bashkuara më 1 nëntor, duke filluar me çmimin prej 499 dollarësh.
XS
SM
MD
LG