Ndërlidhjet

logo-print

Arabia Saudite kritikon ashpër KS-në


Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit

Ambasadori i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara ka kritikuar ashpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së, vetëm pak ditë pasi vendi i tij ka refuzuar ulësen në këtë mekanizëm.

Abdullah al-Mouallimi ka thënë se Këshilli i Sigurimit ka dështuar të zgjidhë konfliktin izraelito-palestinez, ka dështuar të veprojë për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe për të thirrur një konferencë për krijimin e një zone pa armë bërthamore në Lindjen e Mesme.

Më 18 tetor, Arabia Saudite ka ndërmarrë një hap të paprecedent, duke kundërshtuar ulësen në Këshill të Sigurimit, e cila i është ndarë për mandat dyvjeçar.

Ambasadorët e OKB-së nga vendet arabe janë mbledhur më 19 tetor në përpjekje për të bindur Riadin që të ndryshojë qëndrim.
XS
SM
MD
LG