Ndërlidhjet

OKB kritikon mbipopullimin e burgjeve


Ilustrim
Ilustrim
Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara ka thënë se mbipopullimi i burgjeve paraqet keqtrajtim ose torturë.

Gjatë prezantimit të raportit në Nju Jork, raportusi special i OKB-së për torturën, Juan Mendez, ka thënë se janë 10 milionë të burgosur në gjithë botën dhe se kjo popullatë vë një barrë të madhe financiare mbi shtetet.

Ai ka thënë se standardet e OKB-së për trajtimin e të burgosurve janë miratuar më shumë se një gjysmë shekulli më parë, por nuk janë më në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Mendez ka thënë se standardet duhet të aplikohen edhe në institucionet mendore dhe stacionet policore.
XS
SM
MD
LG