Ndërlidhjet

Lehtësohet kriza me ajrin e ndotur në Kinë


Harbin, Kinë
Harbin, Kinë
Tymi i dendur që ka mbuluar qytetin verior të Kinës, Harbin, për ditë të tëra, ka filluar të tërhiqet.

Shkollat janë rihapur të mërkurën dhe jeta ka nisur t’i kthehet normalitetit.

Cilësia e ajrit në qytetin prej 10 milionë banorësh është vlerësuar si “mesatarisht e ndotur”.

Ndotja ka qenë aq e keqe të martën saqë dy autobusë të qytetit kanë humbur për disa orë, derisa kanë kaluar rrugët e tyre normale, kanë raportuar mediat kineze.

Ndotja nga industria dhe djegia e qymyrit është problem i madh social dhe shëndetësor në Kinë dhe zyrtarët kanë premtuar se do të bëjnë përmirësime.
XS
SM
MD
LG