Ndërlidhjet

Australia vazhdon luftën me zjarret


Australi - foto arkivi
Australi - foto arkivi
Mbi 3,000 zjarrfikës në Australi janë duke luftuar me zjarret shkatërruese që kanë përfshirë shtetin New South Wales.

Gjendjen pritet ta përkeqësojnë më shumë temperaturat e larta dhe erërat e forta, deri në 100 kilometra në orë, që janë paraparë për sot.

Nga 59 zjarret që kanë përfshirë shtetin, 19 janë të pafrenueshme.

Banorët janë evakuuar nga zonat e prekura, ndërsa të gjitha shkollat janë mbyllur.

Zjarret në Australi, që janë të zakonshme në periudhën e verës atje, kanë nisur javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG