Ndërlidhjet

SHBA hedh poshtë pretendimet e “Le Monde”


James Clapper

James Clapper

Shefi i inteligjencës amerikane ka thënë se raportet në gazetën franceze “Le Monde”, për aktivitetet e spiunimit të Amerikës jashtë vendit, përmbajnë informacione të pasakta.

James Clapper, drejtor i inteligjencës kombëtare të SHBA-së, ka thënë se “pretendimet se Agjencia për Siguri Kombëtare ka përgjuar mbi 70 milionë telefonata të qytetarëve francezë, janë të trilluara”.

Ai ka thënë se SHBA mbledh informacione të inteligjencës nga të gjitha shtetet për të mbrojtur vendin, interesat e tij dhe aleatët e tij.

Ndërkohë, Meksika ka thënë se do të hetojë po ashtu akuzat se SHBA-ja ka spiunuar presidentin Enrique Pena Nieto dhe paraardhësin e tij, Felipe Calderon.
XS
SM
MD
LG