Ndërlidhjet

Rasmussen: Ende mosmarrëveshje me Rusinë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka folur për suksese në marrëdhëniet e Aleancës me Rusinë, por ka theksuar se dy palët nuk kanë gjetur ende gjuhë të përbashkët mbi një numër çështjesh.

Në hapje të takimit të Këshillit NATO-Rusi në Bruksel, Rasmussen ka thënë se “nuk është sekret që nuk ka ende marrëveshje për mbrojtjen raketore”, edhe pse NATO siguron se ajo ka për qëllim mbrojtjen e Evropës nga sulmet e vendeve të papërgjegjshme.

Rasmussen ka shprehur po ashtu mbështetjen e NATO-s për aspiratat e Gjeorgjisë dhe të Ukrainës, për t’iu bashkuar Aleancës.
XS
SM
MD
LG