Ndërlidhjet

logo-print

NATO do të mbështesë Kabulin edhe pas 2014-ës


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Afganistanin edhe pas tërheqjes së shumicës së trupave të huaja, vitin e ardhshëm.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, Rasmussen ka thënë se Aleanca do të vazhdojë të mbështesë Kabulin “politikisht, praktikisht dhe financiarisht” pas vitit 2014.

Por, ai po ashtu ka thënë se Kabuli duhet të përmbushë reformat.

Rasmussen ka shfaqur shpresën se NATO-ja dhe Afganistani do të pajtohen për marrëveshjen e statusit të forcave që do të jenë prezente pas 2014-ës.

Në takim, ministrat e NATO-s dhe ministri afgan i Mbrojtjes, Bismillah Mohammadi, kanë diskutuar për tranzicionin e sigurisë.

Mbi 80,000 trupa të NATO-s janë aktualisht të vendosura në Afganistan.
XS
SM
MD
LG