Ndërlidhjet

Facebook heq pamjet e njerëzve me koka të prera


Ilustrim
Ilustrim
Facebook-u ka hequr një video, që tregon njerëz me koka të prera, vetëm disa orë pasi ka vendosur të lejojë materialet e tilla.

Nga bota ka pasur shumë reagime pasi Facebook ka hequr ndalesën e përkohshme dhe ka lejuar postimin e pamjeve të një gruaje me kokë të prerë në Meksikë.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka qenë në mesin e atyre që kanë ngritur zërin kundër pamjeve të tilla në rrjetin më të famshëm social në botë.

Facebook-u fillimisht e ka arsyetuar postimin e këtyre materialeve vetëm nëse qëllimi është për t’i dënuar ato, por më vonë ka thënë se do të përdorë kritere më të forta për të përcaktuar se cilat video janë të pranueshme.
XS
SM
MD
LG