Ndërlidhjet

logo-print

Irani, temë kyçe në bisedimet Kerry – Netanyahu


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, Romë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, Romë

Temë kryesore e takimit të sotëm mes Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, pritet të jetë programi kontravers nuklear i Iranit.

Duke folur pak para fillimit të takimit të sotëm në Romë, Kerry ka thënë se Irani duhet ta bindë botën se programi i saj nuklear është paqësor.

Netanyahu, në anën tjetër, ka thënë se bota nuk duhet të pranojë një “marrëveshje të pjesërishme” rreth programit bërthamor iranian.

Ai ka shtuar se negociatorët ndërkombëtarë duhet t’i kërkojnë Iranit që menjëherë të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe të mbyllë të gjitha godinat nëntokësore, të cilat sipas tij janë të nevojshme vetëm për ndërtimin e bombave atomike.

Në bisedimet që pritet të zgjasin disa orë, Kerry dhe Netanyahu do të diskutojnë edhe për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe situatën në Siri e Egjipt.
XS
SM
MD
LG