Ndërlidhjet

Pagëzohet princi George


Pagëzimi i princit George, Londër
Pagëzimi i princit George, Londër
Familja mbretërore britanike e ka pagëzuar sot princin George, të birin e princit William dhe gruas së tij, dukeshës Kate.

Ceremonia e sotme ishte private dhe u zhvillua në Pallatin St.James në Londër.

Princi George, i cili u lind më 22 korrik, është i treti në linjë për kurorën mbretërore britanike.

Foshnja mbretërore veshi replikën e një fustanelle të përdorur për lindjen e vajzës së parë të mbretëreshës Viktoria, në vitin 1841.

Në ceremoninë e pagëzimit morrën pjesë mbretëresha Elizabetë dhe bashkëshorti i saj, princi Philip, princi Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla, dhe shumë figura të tjera mbretërore.

Fotografi Jason Bell, ishte i vetmi që u lejua ta dokumentonte ngjarjen dhe të realizonte fotografinë e mbretëreshës së bashku me tri gjeneratat pasardhëse.
XS
SM
MD
LG