Ndërlidhjet

Rusia heq dorë nga akuzat për pirateri kundër Greenpeace


Një nga të burgosurat e rastit Greenpeace

Një nga të burgosurat e rastit Greenpeace

Rusia ka hequr dorë nga akuzat për pirateri kundër tridhjetë aktivistëve të Greenpeace, duke i zëvendësuar ato me akuza më të lehta.

Mediet ruse e kanë cituar zëdhënësin e Komitetit Hetues, Vladimir Markin, të ketë thënë se akuzat për pirateri janë zëvendësuar në akuza për huliganizëm, të cilat kanë masa më të vogla ndëshkimi.

Njëzetetëtë aktivistë të organiztës ambientaliste Greenpeace dhe dy gazetarë, me prejardhje nga tetëmbëdhjetë vende të ndryhsme të botës, u arrestuan derisa anija e tyre po lundronte në ujërat e Arktikut.

Arrestimi erdhi pasi disa nga ta provuan të çanin në një platformë të naftës së gjigantit rus Gazprom, politikat dhe çasjen e së cilës i kundërshton Greenpeace.
XS
SM
MD
LG