Ndërlidhjet

Paris: Pronari i ri i një banese, gjen kufomën e para tetë vjetëve


Ilustrim

Ilustrim

Pronari i ri një banese afër Parisit ka bërë një zbulim shokues këto ditë, kur gjeti aty trupin e pajetë të një personi, të varur që para tetë vjetësh, njofton AFP.

Trupi ishte gjetur në banesën në periferi të Parisit, pasi ajo ishte vënë në ankand, meqë kishte qenë e dhënë si garanci në një bankë.

Pronari i mëhershëm i saj, një roje me origjinë kamboxhiane, duket se ka bërë vetëvrasje aty që para tetë vjetësh.

Për fatin e tij nuk ishte dëgjuar asgjë që nga viti 2005, kur kishte shkruar një ankesë pas pushimit nga puna.

Banesa e tij ishte marrë nga banka, pasi ai nuk i kishte paguar këstet e kredisë.

Banorët e pallatit thonë se me jetën dinamike që bëjnë, as nuk e kanë vërejtur mungesën e tij, ose faktin që askush nuk banon aty prej vitesh.
XS
SM
MD
LG