Ndërlidhjet

Iran: OKB nuk sheh progres në të drejtat e njeriut


Ahmed Shaheed, Raportues Special i OKB-së për Iranin
Ahmed Shaheed, Raportues Special i OKB-së për Iranin
Raportuesi Special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Iran, ka thënë se ky vend “nuk ka treguar shenja përmirësimi” dhe se “vazhdon të shkaktojë shqetësime serioze”.

Në një raport të publikuar të mërkuren, raportuesi Ahmed Shaheed, ka thënë se Irani ka kryer 724 ekzekutime nga Janari 2012 deri në qershor 2013, përfshirë 202 vetëm në pjesën e parë të këtij viti.

Shaheed ka thënë se së paku 40 gazetarë dhe 29 përdorues të internetit janë arrestuar këtë vit në Iran, dhe ky shtet ka mbyllur 67 internet-kafe dhe rreth pesë milionë web faqe në korrik 2013.

Shaheed ka thënë se i mirëpret komentet inkurajuese të presidentit Rohani që pas zgjedhjes së tij në qershor, por ka shtuar se “nuk beson që ai e ka pasur kohën e duhur për të ndryshuar në mënyrë përmbajtësorë atë çfarë ndodhë në Iran prej shumë vjetësh”.
XS
SM
MD
LG