Ndërlidhjet

Raportohet se FBI-ja po heton një program rus të shkëmbimit kulturor


Ilustrim
Ilustrim
FBI-ja raportohet të jetë duke hetuar një program rus të shkëmbimit kulturor, nën dyshimet se ai ishte i destinuar për të rekrutuar amerikanë për qëllime të inteligjencës.

Revista “Mother Jones” njofton se FBI ka marrë në pyetje amerikanët të cilët kanë marrë pjesë në programin “Rossotrudnichestvo”, rreth drejtorit të këtij programi Yury Zaitsev, i cili ndodhet me bazë në SHBA.

Zaitsev drejton Qendrën Kulturore Ruse në Uashington ka imunitet diplomatik.

Ai ka refuzuar të flaës për revistën por ka mohuar të ketë pasur ndonjë keqpërdorim të misionit të programit.

Që nga viti 2001, ky program ka dërguar rreth 130 amerikanë nëpër udhëtime me shpenzime të mbuluara në Rusi.

Pjesëmarrësit janë takuar me zyrtarë të lartë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, përfshirë kryetarin e Moskës dhe atë të St.Petersburgut.

Tre pjesëmarrës amerikanë i kanë thënë revistës “Mother Jones” se nuk kanë hetuar ndonjë gjë të dyshimtë dhe se nuk kanë pasur kurrfarë mardhëniesh me Zaitsevin as para dhe as pas udhëtimit.
XS
SM
MD
LG