Ndërlidhjet

Letoni: Zemërohet Moska për peticionin për heqjen e një monumenti


Monument i ushtarëve sovjetikë në Riga, Letoni
Monument i ushtarëve sovjetikë në Riga, Letoni
Moska ka protestuar kundër një peticioni letonez për heqjen e një monumenti me emrin “Çlirimtarët Sovjetikë”, i cili ndodhet në Riga.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Aleksandr Luashevich, ka thënë të mërkuren se peticioni është edhe një dëshmi shtesë për “politikat e Letonisë në falsifikimin e rezultateve të Luftës së Dytë Botërore”.

Ai ka kritikuar “dëshirën obsesive letoneze për t’i rehabilituar nazistët”.

Të mërkuren, edhe presidenti letonez Andris Berzins tha se peticioni është një gjest populist, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014.

Kryeministri letonez, Valdis Bombrovskis ka thënë se Letonia është e obliguar nga marrëveshjet që ka me Rusinë, për t’u përkujdesur për monumentet e luftës.

Më shumë se 10,000 njerëz e kanë nënshkruar peticionin, ndërsa 5,000 të tjerë kanë nënshkruar një kundërpeticion, që kërkon mbajtjen e monumentit.
XS
SM
MD
LG