Ndërlidhjet

logo-print

Merkel i ankohet Obamës për përgjimet


Presidenti Obama dhe kancelarja Merkel

Presidenti Obama dhe kancelarja Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel i është ankuar presidentit amerikan Barack Obama, pasi ka mësuar se shërbimet inteligjente amerikane ka gjasa të kenë monitoruar telefonin e saj mobil.

Zëdhënësi i Qevrisë gjermane, Steffen Seibert, ka thënë se Merkel ka folur në telefon me Obamën, dhe e ka paralajmëruar atë se nëse diçka e tillë vërtetohet, atëherë do të ketë një “humbje serioze të besimit”.

Shtëpia e Bardhë, ka thënë se Obama e ka siguruar Merkelin që shërbimet amerikane nuk e kanë përgjuar telefonin e saj.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney ka thënë se SHBA-ja po e shqyrton rastin e Gjermanisë si pjesë e përgjithshme e një rishikimi të mënyrës së si administrata amerikane mbledh informacione sekrete.

Franca, Brazili dhe vende te tjera, kanë ngritur shqetësime të ngjashme pasi Edward Snowden, një ish-kontraktor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane, ka zbuluar se Qeveria e SHBA-së mbledh rregullisht sasi të konsiderueshme të dhënash nga telefonat dhe interneti, në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG