Ndërlidhjet

Putini cakton takime të rëndësishme për sot


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka caktuar disa takime të rëndësishme në margjinat e një samiti të Këshillit Suprem Ekonomik për Euroazinë, që po mbahet në Minsk.

Një nga këto takime do të jetë ai me presidentin e Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, rreth drejtorit të kompanisë Uralkali, Vladislav Baumgertner, i cili po mbahet i arrestuar në këtë vend që prej gushtit, nën akuzat për abuzim të detyrës zyrtare.

Putini pritet të takojë edhe presidentin ukrainas Viktor Yanukovych, ku temë kyçe e takimit do të jenë lëvzijet e Ukrainës për afrim më Bashkimin Evropian.

Kievi, shpreson të nënshkruajë Marrëveshjen e Asocimit me BE-në në nëntor, por Moska i ka bërë presion këtij shteti që në vend të përafrimit me BE-në, të bëhet pjesë e Bashkimit Dognar Euroaziatik, të cilin e drejton Rusia.

Presidenti Putin ka thënë se Rusia do të detyrohet të “ndërmarrë masa”, nëse Ukraina e nënshkruan marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG