Ndërlidhjet

logo-print

Përgjimet dhe migrimi, dominojnë samitin e sotëm të BE-së


Flamujt e BE-së

Flamujt e BE-së

Përgjimet amerikane dhe migrimi ilegal, pritet të dominojë një samit të Bashkimit Evropian që mbahet sot në Bruksel.

Samiti vjen një ditë pasi kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Barack Obama folën rreth dyshimeve për përgjim të telefonit mobil të kancelares.

Edhe presidenti francez Fracois Hollande po bën presion që përgjimet të jenë temë kyçe, pasi u raportua se ishin përgjuar rreth 70 mijë telefonata të francezëve.

Në anën tjetër, vendet jugore si Italia, Greqia, Malta, Qipro, Bullgaria dhe Spanja, pritet të fokusohet në çështjet e migrimit ilegal nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Qindra migrantë kanë vërshuar Evropën përmes detit Mesdhe, duke shtyrë presidentin francez, Hollande që ta quaj këtë det “një varrezë në qiell të hapur”.
XS
SM
MD
LG