Ndërlidhjet

Dagestan: Plagoset rënd një zyrtar i Komitetit Hetues


Harta e Rusisë
Harta e Rusisë
Një zyrtar i Komitetit Hetues rus, në kryeqytetin e Republikës ruse të Dagestanit në Kaukazin Verior, ka marrë plagë të rënda, në atë çka duket të ketë qenë përpjekje për ta vrarë.

Zyrtarë nga Komiteti Hetuesi, nuk e kanë bërë publik emrin e të lënduarit, por kanë thënë se ai u hospitalizua pas plagëve të marra nga një mjet shpërthyes, i vendosur nën veturën e tij.

Kaukazi Verior është kthyer në rajonin më të trazuar rus, gjatë kohëve të fundit.

Militantët në vende si Dagestani, Ingushetia dhe Çeçenia, kanë qenë protagonistë të shpeshtë të sulmeve kundër policisë, myslimanëve të moderuar dhe zyrtarëve lokalë, duke thënë se ata po luftojnë për krijimin e një shteti islamik në veri të Rusisë.
XS
SM
MD
LG