Autoritetet ruse thonë se aktivistët e Greenpeace, të përfshirë në rastin e anijes që u kap në Arktik, mund të përballen me akuza të reja.
Zëdhënësi i Komitetit Hetus të Rusisë, Vladimir Markin, ka thënë sot se hetuesit nuk e kanë përjashtuar mundësinë e akuzimit të aktivistëve për sulmim të autoriteteve shtetërore.
Komentet vijnë një ditë pasi Rusia kishte hequr dorë nga akuzat për pirateri, duke i zëvendësuar ato me akuza për huliganizëm, të cilat kanë masa më të lehta dënimi.
Aktivistët e Greenpeace, bashkë me dy gazetarë, po mbahen nën arrest në Rusi, që nga muaji i kaluar, kur u kapën derisa disa nga ta provuan të hynin në një platformë të naftës së kompanisë Gazprom.