Ndërlidhjet

Shtypi amerikan: Pakistani ishte i njoftuar për sulmet e telekomanduara


Zyrat e Washington Post
Zyrat e Washington Post
Njoftime të reja në shtypin amerikan, bëjnë të ditur se dokumente sekrete, rreth sulmeve të telekomanduara amerikane në Pakistan, zbulojnë se Islamadi kishte qenë në dijeni të sulmeve të tilla, të kryera në veriperëndim të këtij vendi.

“Washington Post” shkruan se të dhënat nga disa dokumente sekrete të cilat i ka në posedim gazeta, zbulojnë se SHBA-ja dhe Pakistani kishin një marrëveshje sekrete rreth kësaj çështjeje, për periudhën 2007 – 2011.

Këto dokumente përfshijnë materiale dhe fotografi të lokacioneve të sulmuara, para dhe pas sulmeve, e të cilat ishin përgatitur në mënyrë speciale për t’i informuar zyrtarët pakistanezë.

Islamabadi dhe Uashingtoni nuk kanë komentuar ende rreth këtyre raportimeve.
XS
SM
MD
LG