Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania merr në pyetje ambasadorin amerikan rreth përgjimeve


Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle (majtas) dhe kancelarja gjermane Angela Merkel (djathtas)

Ministri i jashtëm gjerman Guido Westerwelle (majtas) dhe kancelarja gjermane Angela Merkel (djathtas)

Gjermania e ka thirrur për një intervistë informative ambasadorin amerikan, rreth dyshimit se shërbimet inteligjente të këtij vendi e kanë përgjuar telefonin e kancelares Angela Merkel.

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane ka bërë të ditur se Ministri i Jashtëm, Guido Westerwelle, do të takohet me të derguarin amerikan në Gjermani, John Emerson.

Biseda informative konsiderohet një zhvillim tejet i pazakontë në mardhëniet mes dy aleatëve.

Të mërkuren edhe vetë kancelarja Merkel zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Obama, lidhur me këtë dyshim, por ky i fundit e siguroi atë se telefoni i saj nuk ishte përgjuar nga shërbimet sekrete të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG