Ndërlidhjet

Arrin në SHBA prifti i arrestuar në Iran


Prifti Eddie Romero
Prifti Eddie Romero
Një prift amerikan, i cili ishte mbajtur nën arrest në Teheran për më shumë se 24 orë, është kthyer në SHBA.

Prifti Eddie Romero ka arritur në Los Anxheles më 23 tetor, pasi ishte dëbuar nga autoritetet iraniane.

Pas lirimit, ai iu ka thënë medieve se e kanë trajtuar shumë mirë dhe se “ka pasur një bisedë të gjatë e të mirë” më zyrtarin që e ka marrë në pyetje.

Romero ishte arrestuar më 21 tetor, derisa po protestonte për lirimin e disa të konvertuarve në krishterim dhe një avokati për të drejtat e njeriut.
XS
SM
MD
LG