Ndërlidhjet

Kacin: Normalizimi Kosovë-Serbi, i pakthyeshëm


Jelko Kacin
Jelko Kacin
Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, luftën kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.

Kacin ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi historike dhe se zbatimi i saj është tejet i rëndësishëm.

“Zgjedhjet lokale në Kosovë paraqesin një test të rëndësishëm. Normalizimi i marrëdhënieve do të ketë probleme edhe në të ardhmen, por unë besoj fuqishëm se ky proces është i pakthyeshëm”, ka thënë Kacin, raportojnë mediat serbe.

Ai i ka bërë këto komente në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të PE-së, në lidhje me përparimin e Serbisë drejt BE-së.
XS
SM
MD
LG