Ndërlidhjet

Largohet nga puna kryeinspektori sanitar i Rusisë


Gennady Onishchenko
Gennady Onishchenko
Kryeinspektori sanitar i Rusisë, Gennady Onishchenko, është larguar nga posti dhe i është dhënë një punë e re.

Një zëdhënëse e kryeministrit rus, Dmitry Medvedev, ka mohuar se zoti Onishchenko është pushuar nga puna.

Ajo ka thënë se kontrata e tij ka skaduar dhe se tani është emëruar këshilltar i kryeministrit.

Gjatë punës së tij si kryeinspektor sanitar, Onishchenko ka ndërmarrë një numër vendimesh kontroverse, në lidhje me prodhimet nga vendet fqinje.

Korrespondentët thonë se ai ka shfrytëzuar pozitën në agjencinë Rospotrebnadzor për të ndëshkuar vendet që nuk pajtohen me Rusinë.

Por, Onishchenko ka mohuar gjithmonë se motivet politike kanë ndikuar masat që ka ndërmarrë agjencia.
XS
SM
MD
LG