Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar për marrëveshjen turko-kineze


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara janë duke biseduar me Turqinë, në lidhje me vendimin e Ankarasë për të bashkëprodhuar sistem të mbrojtjes raketore me Kinën.

Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Francis Ricciardone, ka thënë se marrëveshja është tregtare, “por jemi të shqetësuar se çfarë do të thotë ajo për mbrojtjen ajrore”.

Turqia, anëtare e NATO-s, ka njoftuar në muajin shtator se ka zgjedhur sistemin FD-200 nga Korporata Kineze për Importin dhe Eksportin e Makinerisë Precize, në mes të sistemeve rivale nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe firmat evropiane.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një seri sanksionesh mbi kompaninë kineze gjatë dekadës së kaluar, për shitjet e armëve dhe të raketave në Iran dhe Pakistan.

Kryeministri i Turqsë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të mërkuren se ende nuk është arritur marrëveshje finale.
XS
SM
MD
LG