Ndërlidhjet

Damasku liron nga burgu 61 gra


Ilustrim
Ilustrim
Aktivistët sirianë thonë se Damasku ka liruar 61 gra, në kuadër të një marrëveshjeje me grupet rebele.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se lirimi është bërë gjatë dy ditëve të kaluar.

Në deklaratën e tij sqarohet se lirimi është pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve, e cila është ndërmjetësuar javën e kaluar nga Katari, Turqia dhe Autoriteti Palestinez.

Në kuadër të këtij shkëmbimi, rebelët sirianë kanë liruar nëntë shiitë nga Libani, militantët libanezë kanë liruar dy pilot turq, ndërsa Qeveria siriane 61 gratë.
XS
SM
MD
LG