Ndërlidhjet

Tensionohen marrëdhëniet SHBA-Gjermani?!


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Gjermania ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Berlin, pas dyshimeve se Uashingtoni ka përgjuar telefonin e kancelares Angela Merkel.

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, do të takojë sot të dërguarin e SHBA-së, John Emerson.

Ambasada amerikane në Berlin nuk e ka komentuar çështjen.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Thomas de Maiziere, ka thënë se spiunimi është “vërtet i keq” nëse konfirmohet.

“Amerikanët janë dhe mbeten miqtë tanë më të mirë, por kjo nuk është fare e drejtë”, ka thënë Thomas de Maiziere.

Kancelarja Merkel ka kërkuar “shpjegim të plotë” për të gjitha pretendimet, të cilat kërcënojnë të hedhin hije edhe mbi një samit të BE-së, që nis sot në Bruksel.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është një nga aleatët më të afërt të Amerikës. Mijëra trupa amerikane janë ende të stacionuara në Gjermani.
XS
SM
MD
LG