Ndërlidhjet

Rinisin hetimet për vajzën e zhdukur britanike


Madeleine McCann, 2007.

Madeleine McCann, 2007.

Policia portugeze ka rihapur hetimet për zhdukjen e një vajze britanike në Portugali, gjashtë vjet më parë.

Zyra e Prokurorit Publik ka thënë se policia ka vendosur të rihapë rastin pasi ka siguruar “elemente të reja të provave”.

Më shumë detaje nuk janë dhënë.

Madeleine McCann është zhdukur gjatë një pushimi familjar në rajonin Algarve të Portugalisë, më 2007.

Në atë kohë, vogëlushja nuk i ka pasur ende katër vjet të plotë.

Policia britanike ka shqyrtuar gjithashtu rastin dhe ka hapur hetimet e veta formale këtë verë.
XS
SM
MD
LG