Ndërlidhjet

Përgjimet mund të zbehin samitin e BE-së


Ilustrim

Ilustrim

Një samit i Bashkimit Evropian, që hapet sot në Bruksel, rrezikon të zbehet nga një grindje trans-atlantike mbi përgjimin e fshehtë të thirrjeve telefonike nga ana e shërbimeve të inteligjencës amerikane.

Gjermania ka thirrur në bisedë informative ambasadorin e SHBA-së në Berlin, pas dyshimeve se Uashingtoni ka përgjuar telefonin e kancelares Angela Merkel.

Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka siguruar Merkelin se agjencitë e inteligjencës amerikane nuk e kanë përgjuar dhe nuk do ta përgjojnë telefonin e saj.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka kërkuar që në samitin në Bruksel të diskutohen akuzat se Uashingtoni ka spiunuar aleatët e tij evropianë.

Në samit, udhëheqësit e BE-së pritet të ndërmarrin hapa drejt konsolidimit të ekonomisë së brishtë ë Evropës.

Ata po ashtu do të fokusohen te imigrantët e paligjshëm nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.
XS
SM
MD
LG