Ndërlidhjet

logo-print

AI kërkon moratorium për ekzekutimet në Bjellorusi


Logo e Amnesty International.

Logo e Amnesty International.

Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që të shpallin një moratorium të menjëhershëm për ekzekutimet,

Deklarata e organizatës për të drejtat e njeriut vjen pasi Gjykata Supreme e Bjellorusisë ka përmbysur një dënim me vdekje të mërkurën.

Gjykata ka anuluar dënimin me vdekje të 25-vjeçarit Alyksandr Hrnou, pasi ka konstatuar se ka pasur gabime procedurale në hetimin e akuzave të vrasjes kundër tij.

Amnesty International e ka cilësuar vendimin si “hap në drejtim të duhur”, por ka thënë se duhet të shpallet moratorium mbi dënimet me vdekje dhe ndëshkimi kapital në Bjellorusi të hiqet përfundimisht.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë ku ende zbatohet ndëshkimi kapital.
XS
SM
MD
LG