Ndërlidhjet

Rasti "Maria": Merret në pyetje një rome në Bullgari


Maria
Maria
Policia në Bullgari ka marrë në pyetje një grua rome, pas raporteve se ajo mund të jetë nëna biologjike e një vajze bionde që është gjetur javën e kaluar në një kamp romësh në Greqi.

Gruaja ka thënë se ka lindur një vajzë derisa ka qenë duke punuar në Greqi “disa vjet më parë”, porse “i është dashur ta lërë atë, pasi nuk ka mundur të kujdeset”.

Ajo ka thënë se nëse testet e ADN-së tregojnë se ajo është nëna e Marias, vajzës së gjetur në Greqi, ajo do që ta kthejë atë.

Gruaja ka hedhur poshtë raportet e mediave se ka marrë para për vajzën.

38-vjeçarja ka dhjetë fëmijë të tjerë, pesë nga të cilët janë biondë.

Policia në Greqi ka arrestuar një çift rom, nën dyshimet se ai ka rrëmbyer Marian.

Rasti ka shkaktuar mijëra thirrje të prindërve që u janë zhdukur fëmijët e tyre.
XS
SM
MD
LG