Ndërlidhjet

Serbia Erdoganit: Kosova “është territor serb”


Qeveria e Serbisë

Qeveria e Serbisë

Ministria e Jashtme e Serbisë ka dënuar deklaratat e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan, të bëra të mërkurën në Kosovë.

Erdogan ka thënë se “Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë”.

“Në Republikën e Serbisë, këto deklarata nuk mund të pranohen si miqësore. Ato devijojnë nga bindjet që marrim përmes kontakteve me zyrtarët më të lartë të Turqisë”.

“Të gjithë në botë e dinë se Kosova është fjalë serbe dhe territor serb, madje edhe ata që kanë pranuar këtë kuazi-shtet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme serbe.
XS
SM
MD
LG