Ndërlidhjet

logo-print

Nis samiti i BE-së, me gjithë tensionet e përgjimeve


Bruksel, 24 tetor 2013.

Bruksel, 24 tetor 2013.

Në Bruksel është hapur një samit i Bashkimit Evropian me gjithë tensionet që kanë shkaktuar dyshimet se shërbimet e inteligjencës amerikane kanë përgjuar telefonin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka refuzuar të komentojë çështjen, edhe pse një ditë më parë ka thënë se Uashingtoni nuk i ka përgjuar telefonatat e Merkelit dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë as në të ardhmen.

Merkel, me të arritur në Bruksel, ka thënë se midis BE-së dhe SHBA-së duhet të rivendoset besimi.

Në samit, udhëheqësit evropianë pritet të marrin hapa drejt konsolidimit të ekonomisë së brishtë të Evropës, si dhe të fokusohen tek imigrantët e paligjshëm nga Afrika Veriore dhe Lindja e Mesme.
XS
SM
MD
LG