Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga pritet nga homologu gjerman


Jahjaga dhe Gauck
Jahjaga dhe Gauck
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pritur sot nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, me nderime të larta ushtarake.

Në një kumtesë të Presidencës thuhet se dy zyrtarët e lartë kanë biseduar për çështje të interesit të përbashkët, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, procesin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin e Evropës Juglindore, si dhe për zhvillimet demokratike në Kosovë.

Jahjaga, pos tjerash, ka thënë se Kosova ka nevojë për përfshirje në procesin e liberalizimit të vizave, sepse ka mbetur vendi i vetëm në rajon që nuk është përfshirë në këtë proces.

Gauck, në anën tjetër, ka theksuar se perspektiva evropiane e Kosovës dhe e gjithë rajonit të Evropës Juglindore është e qartë dhe ka vlerësuar se është e nevojshme përmbushja e standardeve dhe kritereve të përcaktuara.
XS
SM
MD
LG