Ndërlidhjet

logo-print

UEFA heton ekipin rus për sulme raciste


Logo e UEFA-s

Logo e UEFA-s

Federata Evropiane e Futbollit, UEFA, ka hapur hetimet kundër ekipit rus të futbollit CSKA Moska për shkak të “sjelljes raciste të tifozvëe të tij”, gjatë ndeshjes kundër Manchester City-t, e cila është zhvilluar të mëkurën.

Mesfushori i City-t, Yaya Toure, i cili është me ngjyrë dhe është rritur në Bregun e Fildishtë, ka thënë se është abuzuar në baza racore nga tifozët e CSKA-së, gjatë lojës në arenën Khimki, pranë Moskës.

Zyrtarë të CSKA-së kanë thënë se kanë rishikuar videon e lojës dhe nuk kanë parë sulme raciste nga tifozët e klubit.
XS
SM
MD
LG